Rotary Club Prizreni ka organizuar mbajtjen e një ligjerate me temën “Rëndësia e vaksinimit tek moshat e reja” nga drejtori i Institutit Rajona Kombëtar i Shëndetit Publik, Prof.Dr. Fadil Kryeziu, me nxënësit e SHMLP ” Ymer Prizreni” në Prizren.
Ky aktivitet sensibilizues është mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga stafi menaxhues i shkollës, për t’i informuar nxënësit rreth rëndësis që ka vaksinimi kundër virusit. Pas ligjeratës, nxënësit e pranishëm në këtë aktivitet vetëdijesues shprehen interesim të theksuar për të marrë informata nga Prof. Dr. Fadil Kryeziu, për rëndësinë që ka vaksinimi në luftën kundër Covid-19. Me këtë rast falenderojme perzemersisht, Dr. Fadil Kryeziun për kontributin dhe menaxhmentin e shkollës, drejtoreshën Myvedete Gavazaj për organizimin. Të punojmë së bashku që të kujdesemi për shëndetin publik.