Paul Harris – I pari por jo i pari
- A ishte Paul Harris kryetari i parë i Rotary klubit? Jo.
- A ishte Paul Harris kryetari i parë i Rotary International? Po.
Është një shpjegim i lehtë për këtë kontradiktë të dukshme. Edhe pse Paul Harris ishte themelues dhe organizator i Rotary Klubit të parë në Çikago më 1905, njeriu i cili u zgjodh për kryetar të parë ishte një nga themeluesit tjerë, Silvester Schiele.
Që në vitin 1910 ishin 6 Rotary Klube që ishin të lidhura në formë të një organizate me emrin Shoqata Kombëtare e Rotary Klubeve. Dy vite më vonë, emri u ndryshua në Shoqata Ndërkombëtare e Rotary klubeve pasiqë Rotary u themelua edhe në Winnipeg të Kanadasë e pastaj edhe në Angli, Irlandë, dhe Skoci. Në vitin 1922 emri u redukua në Rotary International.
Kur u krijua së pari Rotary International në vitin 1910, Paul Harris u zgjodh si kryetar i parë. Ai ishte në këtë pozitë për dy vite, nga 1910 gjer më 1912. Kështu, krijuesi i idesë për Rotary që nuk arriti të jetë kryetari i parë i klubit të parë, u bë kryetari i parë i organizatës ndërkombëtare të quajtur Rotary International.