Revista Rotariani

Muaji prill është përcaktuar si muaji i revistës së Rotary dhe paraqet një rast për ta njohur dhe promovuar leximin dhe përdorimin e revistës zyrtare të Rotary International të quajtur Rotariani si edhe revistat regjionale të cilat e përbëjnë shtypin Rotarian botëror.

Rotariani ka filluar të dalë rreth vitit 1911 si një medium për komunikim me rotarianët dhe për të avancuar programin dhe kuptimin e Rotary. Qëllim i parë i revistës është të ndihmojë dhe promovojë programet kryesore të Rotary. Revista poashtu jep informacione edhe për temat vjetore dhe filozofinë e presidentit të Rotary International, mbledhjet kryesore si dhe theksimin e muajve “zyrtar” në kalendarin Rotarian.

Rotariani ka një forum ku mund të elaborohen çështje që kanë të bëjnë me Rotary apo edhe me sferat tjera. Revista është një burim i jashtëzakonshëm i informatave dhe ideve për programet në mbledhjet e Rotary klubeve dhe konferencat e distrikteve. Shumë artikuj promovojnë shoqërimin ndërkombëtar, mirëqenien dhe mirëkuptimin. Lexuesit e rregullt zakonisht fitojnë njohje shumë më të mire për aktivitetet e Rotary dhe kuptojnë se si çdo Rotarian mund të kyçet më shumë në “Katër Bulevardet” e shërbimeve në mbarë botën.

Pos kësaj, shtypi Rotarian botëror përfshin 29 revista regjionale që botohen në 21 gjuhë botërore me një tirazh të përgjithshëm që arrin pothuaj rreth gjysmë milioni. Edhe pse çdo publikim regjional ka stilin e vet të veçantë dhe përmbajtjen unike, që të gjithë i informojnë rotarianët me informacionet më të fundit dhe u ofrojnë një lexim të mirë në Prill – dhe gjatë tërë vitit.