Testi 4 Pyetjesh

Një nga pohimet më të përhapura dhe të vlerësuara lidhur me etikën e biznesit është testi 4 pyetjesh. Ai është përpiluar nga rotariani Herbert I. Taylor në vitin 1932 i cili mori mbi vete përkujdesjen për klubin e kompanisë së aluminit të Çikagos që ishte para bankrotimit. Taylor kërkoi rrugëdalje për ta shpëtuar kompaninë nga vështirësitë në të cilat kishte rënë për shkak të problemeve financiare. Ai e shkroi një tog 24 fjalësh për etikën e të punësuarve të cilit duhet t’i përmbaheshin në biznes dhe jetën profesionale. Testi 4 pyetjesh u bë udhërrëfyes për shitje, prodhim, reklamim si dhe të gjitha raportet me shitës dhe blerës, kështu mbijetesa e kompanisë u bë me këtë filozofi të thjeshtë.

Herbert Taylor u bë kryetar i Rotary International në vitet 1954-1955. Testi 4 pyetjesh u pranua nga Rotary në vitin 1943 dhe është përkthyer në më shumë se 100 gjuhë dhe është publikuar në mijëra mënyra. Ky mesazh duhet të jetë i njohur dhe i pranuar nga të gjithë rotarianët.

Të gjitha gjërat për të cilat mendojmë, i themi apo i bëjmë:

  1. A janë të VËRTETA?
  2. A janë të DREJTA për të gjithë?
  3. A do të sjellin VULLNET TË MIRË dhe MIQËSI MË TË MIRA?
  4. A do të jenë të DOBISHME për të gjithë?”