Mesazhe

Muaji i Liderëve të Rinjë

Jennifer Jones
Shkruar nga Korab Zhuja

Çdo muaj që kur I’u bashkova Rotary, mezi prisja ta lexoja këtë revistë, veçanërisht esenë e hapjes
nga Rotary presidenti ynë. Më duhet të pranoj se për aq sa e vlerësoj një kopje dixhitale, unë ende
kënaqem me ndjesinë e shfletimit të faqeve me shkëlqim te kpjes së printuar. Ato janë një thesar
fotografish dhe tregimesh të paharrueshme për organizatën tonë të madhe – atë që të gjithë e njohim
dhe e duam. Kam mësuar kaq shumë gjatë viteve për projektet e shërbimit dhe jetët që secili prej jush
ka transformuar.

Si profesionist i komunikimit, kam dëshiruar shumë ditën kur tregimet tona ishin pjesë e rregullt e
mediave kryesore dhe që revista jonë kryesore mund të popullonte zyrat e mjekëve, kafenetë ose
kudo tjetër që njerëzit ulen, presin dhe shfletojnë. Është mirë që anëtarët e Rotarit janë më të informuar
për gjithçka që bëjmë dhe a nuk do të ishte shumë më mirë nëse më shumë njerëz do t’i dinin historitë
tona.

Të gjithë këtë e kisha në mendje teksa mendoja për planet tona për promovimin e Rotary në mbarë
botën për vitin e ardhshëm. Gjatë 12 muajve të ardhshëm, ne do të hedhim dritë mbi projektet që
shfaqin shërbimin Rotary në botë dhe do ta bëjmë atë në mënyrë strategjike. Nick dhe unë do të
fokusohemi në disa nga projektet Rotary me ndikim më të lartë, të qëndrueshëm dhe të shkallëzuar
nga zonat tona të fokusit në atë që ne e quajmë Imagine Impact Tour.

Ne po ftojmë gazetarë të nivelit të lartë, liderë të mendimit dhe influencues që të përdorin kanalet e
tyre për të na ndihmuar të rrisim ndërgjegjësimin duke arritur tek njerëzit që duan të shërbejnë, por
nuk e kanë kuptuar ende se mund ta bëjnë këtë përmes Rotary.

Por kishte një çështje tjetër të rëndësishme për t’u marrë parasysh – gjurma jonë e karbonit. Unë e
marr seriozisht pozicionin e ri drejtues të Rotary për çështjet mjedisore. Shembulli i vendosur nga
anëtarët tanë gjatë pandemisë është thelbësor për mënyrën se si ne e krijojmë të ardhmen tonë.
Kjo do të thotë që ne do të shfrytëzojmë teknologjinë dixhitale për t’i treguar këto histori – ne do të
tregojmë, do të postojmë dhe do të “transmetojmë drejtpërdrejt” për këdo që do të dëgjojë. Ne duhet
të marrim parasysh mjedisin tonë, dhe një pjesë e kësaj do të thotë të mos udhëtojmë gjithmonë, por
të vazhdojmë të lidhemi në mënyra kuptimplota siç kemi bërë për dy vitet e fundit.

Natyrisht, ne jemi njerëz socialë dhe ende duhet të jemi bashkë. Thjesht duhet të jemi më të
vëmendshëm ndaj vendimeve tona dhe të mendojmë se si bashkohemi pak më ndryshe. Për
shembull, nëse udhëtojmë për të vizituar një projekt, ne do të planifikojmë vizita të njëpasnjëshme në
zonat fqinje poashtu.

Pra, cilat janë historitë tuaja dhe kush mund t’ju ndihmojë t’i tregoni ato? Shpresoj se mund të merrni
parasysh përpjekjet tuaja të Imagine Impact – historia juaj mund të jetë diçka që mund ta promovoni
po aq lehtë në mediat sociale ose gjatë një telefonate në Zoom. Mendoni për mënyrat për të shfaqur
projekte të dukshme në klubet dhe distriktet tuaja.

Ne të gjithë e ndiejmë ndikimin që shërbimi dhe vlerat Rotary kanë tek ne. Tani është mundësia jonë
ta ndajmë atë ndjenjë me të tjerët.

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Leave a Comment