Rotary në Kosovë

Kosova është pranuar në organizimin rotarian pikërisht në 100 vjetorin e lindjes së Rotary, në vitin 2005.

Aktivitetet e para rotariane në Kosovë kanë filluar në vitin 2000 në Gjakovë, ndërsa Rotary klubi i parë i pranuar zyrtarisht në Kosovë është Rotary klubi i Pejës i zyrtarizuar në vitin 2005. Deri në fund të vitit 2018 në Kosovë janë themeluar gjithsej 14 klube Rotary:

  1. Klubi Rotarian Peja
  2. Klubi Rotarian Prishtina
  3. Klubi Rotarian Gjakova
  4. Klubi Rotarian Prizreni
  5. Klubi Rotarian Ferizaj
  6. Klubi Rotarian Mitrovica
  7. Klubi Rotarian Prishtina International
  8. Klubi Rotarian Prishtina Dardania
  9. Klubi Rotarian Gjilani
  10. Klubi Rotarian Vitia
  11. Klubi Rotarian Gjakova – Qabrati
  12. Klubi Rotarian Podujeva
  13. Klubi Rotarian Prishtina New Born
  14. Klubi Rotarian Theranda.