Klubet

Edmond Hajrizi në RCPNB

Shkruar nga Korab Zhuja

Në takimin e fundit të Klubit një prezentim i shkëlqyeshëm nga mysafiri z. Edmond Hajrizi, Rektor i UBT lidhur me fillet dhe zhvillimin e këtij institucioni të lartë arsimor në Kosovë. Në vijim edhe bashkëbisedim i frytshëm rreth programeve të avancuara, në nivele të ndryshme, të cilat aplikohen në këtë Universitet si dhe e faleminderojmë shumë paraprakisht për mundësinë dhe gadishmërinë në bashkëpunimin tonë në të ardhmen.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e Rotaract të cilët prezentuan angazhimin dhe pjesëmarrjen në projektin e parë të përbashkët kulturor.

Duke vlerësuar lartë angazhimin e Rtn. Enis Xhemaili rreth vizitës së RIP Shekhar Mehta në Kosovë dhe përfaqësimit të denjë të Kosovës dhe Rotary’t në Kosovë në takim me Rotarianët e Aleksandrisë në Egjipt, ai pranoi mirënjohjen e Klubit në përkushtimin dhe dedikimin e tij në shërbim.

Rotary është e mrekullueshme !

Rreth Autorit

Korab Zhuja