Njoftimet

Trajnimet PETS

Shkruar nga Korab Zhuja

Është mbajtur në Tiranë takimi mbarëkombëtar i Rotarianëve shqiptarë dhe atyre kosovarë, ku është diskutuar mundësia që së shpejti të themelohet Distrikti Rotary për Kosovë dhe Shqipëri.

Të gjithë bashkë Rotarianët nga Kosova dhe Shqipëria në trajnimin maratonë 2 ditor, si distriktit i perbashket Shqiperi-Kosove! Me themelimin e distriktit, Rotarianët shqiptarë e kosovarë synojnë të forcojnë zërin e përfaqësimit në nivelet më të larta të Rotary International.


Takimi mbarëkombëtar u përshëndet nga guvernatori special Radu Popescu i cili e konsideroi një moment historik për jeten rotariane në Shqipëri e Kosovë. Po pse duhet te jemi nje distrikt? Shqiperia e Kosova kanë potenciale të përfaqësohet në skenën ndërkombëtare denjësisht .Të qënit një distrikt na jep mundësi për të pasur akses ne fonde, në bursa për të rinjtë tanë, në ndryshim për komunitet tona.

Në fakt është punuar shumë në RC të Kosovës e në Shqipëri. Histori suksesi personale dhe komunitare , të sjella nga drejtues Rotarian. Elvana, Fleta Petriti, Flori, Neshati, Ardiani, Butrinti me prezantimet e tyre përcollën energji pozitive e motivuese!

Vullnetarët nuk paguhen, jo sepse nuk kanë vlerë, por sepse nuk ka çmim që paguan për kontributin e tyre! Pikërisht Rotary është organizata dhe bashkësia më e madhe në botë që promovon vlerat e vullnetarizmit ! “, shkruan Entela Kolaj në facebook rreth këtij takimi.

Ajo më tej vijon se ”Për mua angazhimi në Rotary është më shumë se impenjim është ndjenjë, solidaritet, dhembshuri dhe përkushtim. Ndërtuar mbi dy shtylla kryesore Paqa e Vullnetarizmi përveçse ndihmon atë që merr ndihmën, ndihmon dhe personin që e jep atë. E kur bën punë vullnetare ndjehesh më mirë, human dhe qytetar më i denjë. Tek e fundit humanizmi këtu konsiston, në të ndihmuarit të tjerët.

Do ja sugjeroja çdo të riu në Shqipëri e Kosovë tashmë një Distrikt të angazhohet në Rotary e qytetit të tij/ saj. Në këtë mënyrë gjithsecili do të njohë më mirë vetveten por dhe të tjerët duke i mundësuar vetes kështu dhe një rrjet njohjesh më të gjërë, një mënyrë jetese të paqtë e të lumtur ! “, ka shkruar zonja Kolaj.

Rreth Autorit

Korab Zhuja