Blogu

Dhurimi i Vërtetë

Shkruar nga Korab Zhuja
DHURIMI I VËRTETË ËSHTË GJËJA MË E MREKULLUESHME

Të japësh çiltër, pa kërkuar borxh
Të japësh, pa marrë më parë
T’u japësh atyre të cilëve nuk ua ke nevojën
Të japësh diçka pa llogaritur ndihmë kthyese
Të japësh pa e hidhëruar dikë tjetër
Të japësh pa lënduar kulturat
T’u japësh atyre pa kushte jetese
Të japësh heshtazi pa pritur famë nga dhurimi
Të japësh pa cenuar dinjitetin e mirëbërësit

KJO ËSHTË MËNYRA E DHURIMIT TË VËRTETË

Nuk është dhurim nëse nuk dhuron sinqerisht
Dhurimi me mirënjohje është dhurim me borxh
Dhurimi publik është një këmbim vlerash
Dhurimi pa ndjeshmëri është dhurim pa dinjitet
Dhurimi me kushte është punësim
Dhurimi për të marrë është tregti
Dhurimi i padrejtë është përqarje
Dhurimi i shpresës së paarritshme është zhgënjim
Dhurimi pa vlerë është hedhje kot
Dhurimi për nevoja tuaja është përfitim
Dhënia borxh është skllavërim

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Leave a Comment