Blogu

Çka bën një Rotary klub?

Shkruar nga Korab Zhuja

Dikush më pat pyetur njëherë,
dhe unë u stepa si i gjorë duke u ndjerë.
Rotarianët çka bëjnë?
Unë u ndala dhe belbëzova nja dy herë,
pastaj thash, “Ne takohemi për të ngrënë
dhe e pyesim njëri-tjetrin se si kemi qënë,
hamë dhe bëjmë qejf, llafosim gjer në mëngjes.
Ne e lëmë punën e klubit me pritë dhe kemi programe për vetëm një ditë.
Disa janë të mira.. e disa të madhërishme janë,
dhe … disa vazhdojnë gjer bukur vonë”.

Por pastaj miku im vazhdoi sipas tij,
kjo nuk është ajo që dua ta di.

Që atëherë kam menduar për këtë shumë…
Çka duhet të bëj ta bind mikun tim unë,
se Rotary është më shumë se vetëm takime,
përshëndetje, llafe dhe ushqime?
Ja si do t’ia bëj tani, t’ua shpjegoj miqve se ç’është Rotari.

Miliona fëmijë janë të shëndoshë sot,
në vende të afërta apo të largëta në botë,
që përndryshe do të ishin të gjymtuar apo të vdekur
nga polio .. që shumë fëmijë i ka mekur.
Uria e shumë fëmijëve është shuar,
nga mënyra më e mirë që buka e tyre është gatuar.
Rotarianët në shumë vende japin mësime,
e mjekët e shumtë bëjnë veprime,
që ta flakin sëmundjen dhe gjymtimin,
pa menduar për famën dhe pasurimin.

Burrat e gratë e shohin si nevojë,
ta mësojnë fëmijën se si të lexojë.
Të rinjtë nga çdo vend sikur kanë mbirë,
për ta prekur dorën tonë të shtrirë,
të mësojnë, të na njohin dhe të shohin rrugën tonë,
të sjellin paqë dhe miqësi gjithmonë.
Klube të gjitha kombet kanë formuar,
për t’u miqësuar dhe për të biseduar,
për arsimim e informim si dhe për kultivim,
të paqes në botën e lirë si dhe vullnet të mirë.
Të gjitha muret të shemben sa më shpejt,
që i ndajnë popujt e botës pa të drejtë
e nuk na lënë ta shohim njëri-tjetrin se sa vlejmë.
Janë me qindra gjëra për t’u thënë
se rotarianët për çdo ditë çka bëjnë.
Në çdo vend e çdo qytet, ta ngritin të rënin përpjetë,
ta ndihmojnë njëri-tjetrin rrugës së tij,
shërbimi për veten – çka mund të them më shumë tani?
Nëse miku im më pyet përsëri,
do të kem përgjigje t’ia them atij.

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Leave a Comment