Blogu

Pse duhet të bëheni Rotarian?

Shkruar nga Korab Zhuja
1. Shoqërimi

Në një botë që po bëhet gjithnjë e më komplekse, Rotary ofron një nga nevojat më themelore të njeriut: nevojën për shoqërim. Kjo është edhe një nga arsyet pse Rotary filloi më 1905.

2. Zhvillimi i biznesit

Arsyeja e dytë e rëndësishme për zanafillën e Rotary është zhvillimi i biznesit. Çdokush ka nevojë për një rrjet njerëzish. Rotary bazohet në ndërthurjen e të gjitha komuniteteve biznesore. Anëtarët e tij vijnë nga të gjitha sferat e jetës dhe punës. Rotarianët e ndihmojnë njëri-tjetrin dhe së bashku ndihmojnë të tjerët.

3. Ngritja dhe zhvillimi personal

Anëtarësimi në Rotary ndihmon ngritjen e vazhdueshme të personit në arsimim dhe raportet njerëzore si dhe zhvillimin personal.

4. Zhvillimi i aftësisë për udhëheqje

Rotary është një organizim i liderëve dhe njerëzve të suksesshëm. Shërbimi në vendet udhëheqëse në Rotary i përngjan arsimimit nëpër kolegje. Aftësia për udhëheqje: mësohemi se si të motivojmë, ndikojmë dhe udhëheqim liderët.

5. Të qenit qytetar në komunitet

Anëtarësimi në Rotary ju bën qytetar më të dinjitetshëm të komunitetit. Rotary klubi tenton të përfshijë sa më shumë qytetarë aktivë nga komuniteti.

6. Arsimimi i vazhdueshëm

Për çdo javë në Rotary ka njoftime që na bëjnë me dije se çka ndodhë në komunitet, shtet dhe botë. Çdo takim ofron mundësinë e dëgjimit të folësve të ndryshëm që trajtojnë tema aktuale nga më të ndryshmet.

7. Kënaqësia

Rotary është plot kënaqësi. Çdo mbledhje, projekt i klubit apo aktivitet social ofron kënaqësi.

8. Aftësia e paraqitjes publike

Shumë rotarianë që janë bashkangjitur në Rotary kanë pasur frikë nga paraqitjet publike. Rotary zhvillon vetëbesimin dhe shkathtësinë për komunikimin publik dhe mundësinë për t’i përdorur dhe perfeksionuar këto aftësi.

9. Të qenit qytetar i botës

Çdo Rotarian e mban një pin (emblemë) me mbishkrimin “Rotary Inteiinternational.” Janë vetëm disa shtete në gjithë globin që nuk kanë Rotary klube. Çdo rotarian ështështë i mirëseardhur, për më tepër i inkurajuar që të marrë pjesë në njërin nga nga 29,000 klubet nnë në 194 shtete dhe regjione gjeografike nëpër botë. Kjo nënkupton miq të menjëhershëm si në komkomunitetin e vendit, po ashtu edhe në atë botëror.

10. Ndihma gjatë udhëtimeve

Pasi që Rotary klubet shtrihen gjithkah, kur ndonjë rotarian ka nevojë për mjek, avokat, hotel, dentist, këshillë e tj. gjatë udhëtimit, e gjen ndihmën shumë më lehtë përmes Rotary.

11. Argëtimi

Çdo Rotary klub dhe distrikt organizojnë pritje dhe aktivitete që janë të ndryshme nga ato në jetën e zakonshme biznesore të tyre. Në Rotary mbahen konferenca, kuvende, asamble, aktivitete që ofrojnë argëtim krahas informacioneve për Rotary, arsimim dhe shërbim.

12. Zhvillimi i shkathtësive sociale

Për çdo javë, gjatë ngjarjeve të ndryshme, në Rotary zhvillohet personaliteti vetanak, shkathtësitë sociale dhe ato të njerëzve. Rotary është për njerëzit që i duan njerëzit.

13. Progresi familjar

Rotary ofron një nga programet më të gjera në botë për këmbimin e të rinjve; shkolla të larta dhe kolegje klubesh për rotarianët e ardhshëm; mundësitë për kyçjen edhe të bashkëshortit/bashkëshortes, si dhe aktivitete shtëpiake të parapara për të ndihmuar anëtarët e familjes gjatë rritjes dhe zhvillimit të tyre lidhur me vlerat familjare.

14. Shkathtësitë profesionale

Nga çdo Rotarian pritet të marrë pjesë në rritjen dhe zhvillimin e profesionit/angazhimit vetanak, të shërbejë në komisione dhe t’i mësojë të rinjtë lidhur me një punë apo profesion. Rotary ndihmon që ta bëj edhe më të mirë/të aftë një doktor, avokat, mësues etj.

15. Zhvillimi i etikës

Rotarianët e praktikojnë testin 4-kahjesh që përshkruan standardet etike. Nga rotarianët pritet që të aplikojnë etikën në raportet biznesore dhe personale me të tjerët.

16. Vetëdijësimi kulturor

Në mbarë botën rotariane mund të gjenden identitete nga më të ndryshmet, duke filluar nga ato fetare, shtetërore, kulturore, racore, politike, gjuhësore dhe etnike. Është një gërshetim i qytetarëve më të devotshëm me lloj-lloj përgatitje. Rotarianët bëhen të vetëdijshëm për kulturat e ndryshme dhe mësohen se si t’i duan popujt tjerë dhe si të punojnë me ta. Duke qenë rotarianë, ata bëhen qytetarë më të mirë me kalimin e kohës.

17. Prestigji

Anëtarët e Rotary klubeve konsiderohen njerëz eminentë: liderë të biznesit, profesioneve, artit, qeverisjes, sportit, ushtrisë, besimit, dhe gjithë disiplinave. Rotary është klubi shërbyes më i vjetër dhe më prestigjioz në botë. Aty janë njerëzit që merren me ekzekutivin, menaxhimin, profesionistë – njerëz që marrin vendime dhe ndikojnë politikën.

18. Njerëz të mirë

Rotarianët para së gjithash janë njerëz të mirë – njerëzit më të mirë në gjithë rruzullin tokësor. Ata janë njerëz të rëndësishëm që e përkrahin parimin sipas të cilit “Është shumë mirë të jesh njeri i rëndësishëm, por po ashtu është shumë me rëndësi të jesh njeri i mirë”.

19. Nuk ka “Udhëzime zyrtare”

Në Rotary nuk ka shtrëngime sekrete duarsh, nuk ka politika sekrete, nuk ka udhëzime zyrtare, nuk ka takime apo rituale sekrete. Është një shoqëri e hapur e botës mashkullore dhe femërore që thjesht besojnë në ndihmën që duhet të bëjnë për të tjerët.

20. Mundësia për të shërbyer

Rotary është klub shërbyes. Synimi i tij është shërbimi përtej vetes. Rotarianët ofrojnë shërbime si për komunitetin lokal, po ashtu edhe për atë botëror. Kjo është ndoshta arsyeja më e mirë për t’u bërë rotarian: mundësia për të bërë diçka për dikë tjetër dhe për të shijuar kënaqësinë që vjen nga kjo. Është vërtet shpërblyese.

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Leave a Comment