Sekretariati

Shumë rotarianë e konsiderojnë selinë botërore të Rotary International në Evanston, Illinois, SH.B.A edhe si Sekretariat. Në fakt, ajo është shumë më tepër. Përveç që ka brenda vetes selitë botërore, sekretariati ka më shumë se 600 veta që punojnë për ta bërë aktivitetin e Rotary International më të lehtë dhe më efikas. Termi përshkruan të gjitha veprimet e sekretarit gjeneral dhe ekipit të tij. Sekretariati poashtu përfshin edhe shtatë zyra ndërkombëtare të Rotary International (të quajtura më heret si qendra shërbyese) në mbarë botën, gjithë stafin që shërben në këto zyra si edhe stafin e emëruar në fondacionet rotariane. Qëllimi i vetëm është që t’u shërbejë klubeve, distrikteve dhe nëpunësve administrativë të Rotary International dhe fondacioneve rotariane. Selia botërore e Rotary International është e vendosur në ndërtesën e quajtur Qendra Rotariane numër një në Evanston, në selinë e sekretariatit.