Motoja primare e rotarianëve është “Shërbimi Mbi Veten.”
Rotaria është një organizatë shërbyese ndërkombëtare qëllimi i të cilëve është bashkëpunimi i njerëzve nga fusha e biznesit dhe atyre profesional me qëllim të ofrimit te shërbimeve humanitare, të nxitjes së standardeve të larta etike në të gjitha profesionet, si dhe të avancojë vullnetin e mirë dhe paqen në mbarë botën.
Kjo është një organizatë laike (sekulare) e hapur për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga raca, ngjyra, besimi, feja, gjinia, apo preferenca politike.
Rotaria ka gjithsenj 34,282 klube në mbarë botën, si dhe mbi 1.2 milion individë të njohur si Rotarian, pjesëtar të këtyre klubeve.
Përkufizimi i Rotary
Si mund të përshkruhet organizata e quajtur “Rotary”? Janë një shumëllojshmëri veçorishë të Rotary klubit si edhe të aktiviteteve të një milion rotarianëve. Këtu janë tiparet e shërbimit, ndërkombëtarizimit, shoqërimit, klasifikimit të çdo lëmie, zhvillimit të mirëqenies dhe mirëkuptimit gjithëbotëror, theksimit të standardeve të larta etike, kujdesit për njerëzit tjerë etj.
Në vitin 1976 Bordi i Drejtorëve të Rotary International ka shprehur interesimin për dhënien e një definicioni të saktë për aspektet thelbësore të Rotary. Ata u janë drejtuar tre njerëzve të cilët shërbenin në Komitetin për Marrëdhënie Publike në Rotary International dhe kanë kërkuar që të përgatitet një definicion prej vetëm një fjalie. Pas shumë drafteve, komiteti ka dhënë këtë definicion i cili që atëherë është përdorur në publikime të ndryshme që kanë të bëjnë me Rotary:
Rotary është një organizim i personave profesionistë dhe të biznesit, të bashkuar anembanë botës që kryejnë shërbime bëmirëse, inkurajojnë standarde të larta etike në të gjitha lëmitë dhe ndihmojnë mirëqenien dhe paqen në botë.
Këtë definicion duhet mbajtur në mend kur dikush bën pyetjen “Çka është Rotary klubi?”
Rotary në Botë
Iniciatori për themelimin e Rotary klubit të parë në botë ka qenë Paul Harris nga Çikago (Sh.B.A.) në vitin 1905. Kjo datë konsiderohet si ditëlindje e Rotary, ndërsa Paul Harris si themeluesi i saj.
Në botë aktualisht ka më se 1.200.000 rotarianë në mbi 170 shtete të botës. Rotary e ka qendrën në Evanston, Çikago (Sh.B.A.) ku gjendet edhe administrata kryesore me mbi 600 nëpunës.
Rotary klubet administrohen në njësi më të mëdha organizative (distrikte dhe zona). Janë 10 Rotary zona, çdonjëra prej të cilave ka një numër distriktesh, ndërsa distrikti mund të ketë nën administrim klubet prej një apo më shumë shtetesh.