Termi “Katër bulevardet e shërbimit” ka të bëj me katër elementet e Rotary: Shërbimi përmes klubit, Shërbimi profesional, Shërbimi në komunitet dhe Shërbimi ndërkombëtar.
Edhe pse bulevardet e shërbimit nuk janë gjetur në asnjë pjesë formale të dokumenteve themeluese të Rotary, shumë rotarianë e përdorin këtë koncept për t’i përshkruar fushat kryesore të aktivitetit Rotarian.
Shërbimi i klubit përfshin të gjitha aktivitetet e domosdoshme që i kryejnë rotarianët për ta bërë klubin e tyre të funksionojë me sukses.
Shërbimi profesional përshkruan mundësinë që ka çdo rotarian për ta prezentuar dinjitetin dhe dobishmërinë e tij profesionale për anëtarët tjerë të klubit, si edhe përgjegjësinë e klubit që të realizojë projekte për sfera të ndryshme siç janë planifikimi i karrierës, trajnimet profesionale si dhe promovimi i standardeve të larta etike në vendin e punës.
Shërbimi i komunitetit u përshtatet atyre aktiviteteve të cilat rotarianët i ndërmarrin me qëllim të përmirësimit të kualitetit të jetës në komunitetin e tyre. Kjo shpeshherë përfshin ndihmën për të rinjtë, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara si edhe për të tjerët të cilët e vështrojnë Rotary si burim i shpresës për një jetë më të mirë.
Shërbimi i katërt, shërbimi ndërkombëtar përshkruan shumë programe dhe aktivitete të cilat rotarianët i ndërmarrin për ta quar përpara mirëkuptimin ndërkombëtar, mirëqenien dhe paqen. Projektet e shërbimeve ndërkombëtare janë të dizajnuara për t’u dalë përball nevojave humanitare të popujve nëpër vende të ndryshme. Kur rotariani i kupton dhe kalon nëpër të katër llojet e shërbimeve, nocioni i Rotary fiton një kuptim edhe më të madh.